Presidenti Ademi publikon foto nga Bullgaria me futbollistin e Kombëtares, Lumbardh Dellova. Ja çka biseduan

Presidenti Ademi publikon foto nga Bullgaria me futbollistin e Kombëtares, Lumbardh Dellova. Ja çka biseduan

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka postuar në Facebook një foto nga Bullgaria me futbollistin e Kombëtares së Kosovës, Lumbardh Dellova.

Presidenti Ademi ka bërë me dije se Lumbardhin zhvilluan një bisedë të këndshme mbi rrugëtimin e deritashëm dhe të ardhmen e tij.

“Në Bullgari për vizitë te futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Lumbardh Dellova. Zhvilluam një bisedë të këndshme mbi rrugëtimin e deritashëm dhe të ardhmen e tij. Lumbardhi ka pasion dhe përkushtim të jashtëzakonshëm për futbollin, andaj edhe suksesi është i pashmangshëm”, ka shkruar Ademi, raporton Objektivi.

Presidenti i FFK-së ka bërë me dije se e ka inkurajuar të vazhdojë të punojë edhe më tutje me zell e profesionalizëm në klubin e tij aktual CSKA Sofia drejt arritjes së majave të suksesit.