Presidenti Ademi ngushëllon familjen Ajeti
President i FFK-së, Agim Ademi, ka përcjell telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Isuf Ajetit.
“Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të kryefamiljarit tuaj dhe bashkëpunëtorit tonë shumëvjeçar, Isuf Ajeti, ndaj ju lutem që në emrin tim, KE të FFK-së dhe tërë komunitetit të futbollit t’i pranoni ngushëllimet tona më të thella e të sinqerta. Isufi ishte njëri nga bashkëpunëtorët më profesional e të devotshëm të Federatës së Futbollit të Kosovës, që nga vitit 2003 e deri në ditët e sotme. Ai dha kontribut të jashtëzakonshëm në Komisionin e Garave ndër vite, qoftë si kryetar i këtij organi e qoftë si anëtar, derisa viteve të fundit ishte këshilltar ligjor”, thuhet në telegramin ngushëllues të presidentit Ademi.
Telegrami i plotë:
E nderuara Familje Ajeti!
Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të kryefamiljarit tuaj dhe bashkëpunëtorit tonë shumëvjeçar, Isuf Ajeti, ndaj ju lutem që në emrin tim, KE të FFK-së dhe tërë komunitetit të futbollit t’i pranoni ngushëllimet tona më të thella e të sinqerta.
Isufi ishte njëri nga bashkëpunëtorët më profesional e të devotshëm të Federatës së Futbollit të Kosovës, që nga vitit 2003 e deri në ditët e sotme.
Ai dha kontribut të jashtëzakonshëm në Komisionin e Garave ndër vite, qoftë si kryetar i këtij organi e qoftë si anëtar, derisa viteve të fundit ishte këshilltar ligjor.
Puna, profesionalizmi, përkushtimi, humaniteti dhe virtytet e tij do të jenë shembull për secilin që është pjesë e federatës dhe futbollit.
Në këto çaste të vështira për juve si familje, të gjithë ne jemi pranë jush që dhembjen dhe humbjen e Isufit ta përballoni më lehtë.
Me ikjen e Isufit nga kjo botë familja humbi njeriun më të dashur, derisa FFK dhe miqtë humbën njërin prej personaliteteve më të respektuara dhe më pozitive.
I përjetshëm qoftë kujtimi për Isuf Ajetin!
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!
Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së