
Presidenti Ademi në Vjenë, bisedë të frytshme për të ardhmen e Kombëtares me Fodën
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka postuar në Facebook një fotografi me përzgjedhësin e Kombëtares, Franco Foda në Vjenë.
Ai ka thënë se bashkë biseduan për të ardhmen e Kombëtares.
“Sot në Vjenë, një kafe dhe një bisedë e frytshme për të ardhmen e Kombëtares me përzgjedhësin Franco Foda!”, ka shkruar Ademi.