Presidenti Ademi në Lidhjen Rajonale të Futbollit të Gjilanit, çmohet kontributi i tij për zhvillimin e futbollit

Presidenti Ademi në Lidhjen Rajonale të Futbollit të Gjilanit, çmohet kontributi i tij për zhvillimin e futbollit

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, bashkë me anëtarin e KE të FFK-së, Ismajl Ajetin, vizituan Lidhjen Rajonale të Futbollit të Gjilanit.

Ademi ka shkruar në “Facebook” se në një atmosferë të ngrohtë kaluan çaste shumë të mira dhe diskutuan për avancimin e këtij regjioni si dhe përmirësimin e infrastrukturës dhe organizimin sa më të mirë.

“Kryetari i LRFGj-së, Armend Misini dhe përfaqësuesit e klubeve shprehen mirënjohje dhe falënderime për kontributin tonë në zhvillimin e futbollit. Së bashku do të vazhdojmë ta çojmë futbollin në nivele më të larta në të gjitha regjionet”, ka shkruar presidenti Ademi.