Presidenti Ademi merr pjesë në turneun kushtuar dëshmorëve të Jabllanicës (video)
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, së bashku me nënkryetarin Bakir Burri dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, Ismajl Ajeti e Agim Nura, kanë marrë pjesë në turneun përkujtimor në futboll të vogël kushtuar dëshmorëve të Jabllanicës në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë.
Ademi ka shkruar në “Facebook” se ky ishte edicioni i parë i këtij turneu, nën organizimin e Gëzim Dakës dhe Idriz Ibrahimajt, teksa u mbështet nga Federata e Futbollit e Kosovës.
“Në këtë turne të gjeneratave U13 morën pjesë 8 ekipe: Erzeni, Drita, Prishtina, Rilindja, Dardana, Gjakova, Liria dhe Peja, kurse atmosfera ishte e veçantë, pasi përveç talenteve të rinj dhe trajnerëve, të pranishëm ishin edhe disa nga gjeneralët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si Daut Haradinaj e Lah Brahimaj dhe bashkëluftëtarët e tyre Bujar Haradinaj dhe Nazmi Brahimaj, të cilët kontribuuan shumë për çlirimin e vendit. Lavdi dëshmorëve!”, ka shkruar Ademi në “Facebook”, teksa ka postuar edhe videon e fjalimit në këtë turne.