Presidenti Ademi javën e nis me një takim të paharrueshëm
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka nisur javën me një takim të paharrueshëm dhe përplot krenari.
Ai ka pritur në takim futbollistët e përzgjedhur në ‘Barça Camp Kosova’.
“Sot prita të ftuarit e FC Barcelona, futbollistët e rinj Olti Jashari (8 vjeçar), Bora Bajrami (16 vjeçare) dhe Oldion Kiqina (14 vjeçar), të cilët janë përzgjedhur në ‘Barça Camp Kosova’. Bashkëbisedimi me këta talent ishte i mrekullueshëm. Ata ishin plot motivim që të vazhdojnë me pasion dhe përkushtim rrugëtimin e tyre, pasi kjo mundësi është një hap i rëndësishëm për zhvillimin e mëtejshëm të tyre. Duke u dëshiruar shumë suksese në rrugën e tyre drejt Barcelonës, FFK do të jetë gjithmonë pranë tyre, duke i mbështetur në çdo hap të rrugëtimit të tyre. Suksese e ju priftë e mbara!”, ka shkruar Ademi “Facebook”.