Presidenti Ademi gjatë qëndrimit në Gjermani takon futbollistin Fisnik Asllani

Presidenti Ademi gjatë qëndrimit në Gjermani takon futbollistin Fisnik Asllani

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, gjatë qëndrimit në Gjermani ka takuar futbollistin e talentuar të Kombëtares A të Kosovës, Fisnik Asllani, me të cilin edhe darkuan së bashku.

“Fisniku është në vlugun e përgatitjeve në klubin e tij për të qenë sa më i gatshëm për edicionin e ri dhe për Kombëtaren në Ligën e Kombeve”, ka shkruar Ademi në Facebook.