Presidenti Ademi: FFK-ja do të vazhdojë të jetë mbështetëse e klubeve dhe shkollave të futbollit

Presidenti Ademi: FFK-ja do të vazhdojë të jetë mbështetëse e klubeve dhe shkollave të futbollit

Ndalesa e presidentit të FFK-së, Agim Ademi, ishte në regjionin e Pejës, ku fillimisht ka vizituar fushën ndihmëse që po përfundon në Istog.

“Së bashku me nënkryetarin e FFK-së, Bakir Burri, takuam anëtarët e Lidhjes Rajonale të Futbollit në Pejë”.

“Në këtë takim të përzemërt, ju ritheksova se edhe në vitin 2025, Federata e Futbollit të Kosovës do të vazhdojë të jetë mbështetëse e klubeve dhe shkollave të futbollit në këtë regjion. Ndihma jonë do të jetë e vazhdueshme për t’i fuqizuar projektet dhe zhvillimin e futbollit në këtë zonë me traditë të pasur sportive”, ka shkruar Ademi në Facebook.

Në fund, në emër të familjes së madhe të futbollit në vend, presidenti Ademi ua ka uruar të gjithëve Vitin e Ri.

“Shpreha dëshirën për suksese të mëtejshme në të gjitha nivelet e futbollit. Së bashku, do të vazhdojmë të punojmë për të ardhmen e ndritur të futbollit kosovar”, ka shkruar Ademi.