
Presidenti Ademi dhe Luli i ‘Dardanëve’ në varrimin e babait të ish-presidentit Hashim Thaçi
Në mesin e personaliteteve të shumta që po marrin pjesë në varrin e babait të ish-presidentit Hashim Thaçit, është edhe kreu i FFK-së, Agim Ademi.
Numri një i futbollit tonë është në shoqëri të kreut të tifozëve ‘Dardanët’, Lulzim Berishës.
Ndërkohë nga ora 15:00 do të zhvillohet ceremonia e varrimit të babait të ish-presidentit Hashim Thaçi, Haxhi Thaçi, në varrezat e reja të fshatit Burojë të Skenderajt.