Pos Xhakës, Milani do shqiptarin tjetër – rrit ofertën për të

Pos Xhakës, Milani do shqiptarin tjetër – rrit ofertën për të

Milani do të përmirësojë ofertën e vet për yllin shqiptar të Clube Brugge, Ardon Jasharin.

“AC Milan pritet të përmirësojë ofertën e saj për Club Brugge për Ardon Jasharin, duke e çuar në 27 milionë euro shumë fikse plus 5 milionë euro bonuse”, thotë gazetari Fabrizio Romano.

“Club Brugge këmbëngul për një shumë më të lartë, por AC Milan do të provojë sërish ta bindë klubin belg”.

Së fundmi është përfolur që edhe Granit Xhaka do t’i bashkohet gjigantit italian.