Portieri nga Kosova bën hap të madh në karrierë, arrin marrëveshje me Dortmundin

Portieri nga Kosova bën hap të madh në karrierë, arrin marrëveshje me Dortmundin

Portieri nga Kosova, Diant Ramaj, pritet të largohet nga klubi i njohur holandez Ajax.

Ai ka arritur të bëj një hap të madh në karrierën e tij profesionale.

Mediat gjermane raportojnë se Ramaj, ka arritur marrëveshje me gjigandët e Borussia Dortmund.

Por, 23 vjeçari fillimisht pritet të huazohet te danezët e Kopenhagen.

Aktualisht, portieri kosovar ka mbetur në hijen e Remko Pasver te Ajaks, ku është zgjedhja e dytë për portën.

Negociatat mes Borusia Dortmundit dhe Ajaxi janë tashmë në fazën e avancuar, dhe pritet që transferimi të finalizohet në ditët e ardhshme.

Palët duket se kanë arritur akordin dhe bëhet fjalë për një tarifë transferimi 5 milionë euro. Ramaj pritet të firmosë kontratë deri në vitin 2029, raporton Klan Kosova.