Portieri Ilir Avdyli përfundon aventurën e tij me KF Llapin

Portieri Ilir Avdyli përfundon aventurën e tij me KF Llapin

KF Llapi njofton se pas një periudhe të jashtëzakonshme bashkëpunimi, portieri ynë Ilir Avdyli, me marrëveshje, ka përfunduar aventurën e tij me klubin tonë.

“Gjatë tri viteve e gjysmë, Iliri ka qenë një figurë kyçe në skuadrën tonë, duke dhënë gjithmonë maksimumin e tij në fushë dhe jashtë saj. Profesionalizmi, përkushtimi dhe pasioni që ai tregoi gjatë këtyre viteve do të mbeten gjithmonë pjesë e historisë së klubit tonë”.

“Gjatë kohës së tij me KF Llapi, ai ka qenë një lider i vërtetë dhe një shembull frymëzues për të gjithë. Arritjet e përbashkëta dhe kujtimet që kemi ndarë së bashku do të mbeten gjithmonë të paharrueshme”.

“142 ndeshje, 48 prej tyre pa pranuar gol, shumë pritje vendimtare të tij, një Kupë e Kosovës dhe një Superkupë, janë pjesë e statistikave të jashtëzakonshme të tij që ndihmuan klubin në sukseset e arritura”.

“Faleminderit, Ilir, për çdo pritje, për çdo moment të veçantë dhe për dashurinë që ke treguar ndaj fanellës sonë. KF Llapi të uron nga zemra suksese të mëdha në kapitullin tënd të ardhshëm”, ka njoftuar KF Llapi.