
Porosia ime në Kongresin Amerikan ishte e shkurtër, “Koha është tani”
Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së
Të nderuar,
Të nderuar kongresmenë,
Miq,
I nderuar Fatmir!
Së pari, falëminderit për mbështetjen tuaj për Kosovën dhe për rrugëtimin e saj drejt NATO-s. Unë mund t’ju sjell vetëm lajme të mira.
Kosova ka implementuar Planin dhjetëvjeçar për zhvillimin e Ushtrisë së saj, në bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ushtria jonë, ashtu si edhe institucionet e tjera të sigurisë, bazohen në standardet e NATO-s dhe të SHBA-së.
Ne jemi gati të kontribuojmë në fushën e sigurisë. Jemi gati për anëtarësim në NATO.
Koha është tani.
