HomeAktualePolicia Ushtarake e FSK-së përfundon me sukses Kursin për Mbrojtje të Afërt

Policia Ushtarake e FSK-së përfundon me sukses Kursin për Mbrojtje të Afërt

spot_img

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë Federale të Mbrojtjes së Gjermanisë, Policia Ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka përfunduar me sukses Kursin për Mbrojtje të Afërt.

Kursi është realizuar nga instruktorë të certifikuar të Policisë Ushtarake të FSK-së, në bashkëpunim me instruktorë të Policisë Ushtarake Gjermane, duke siguruar zbatimin e standardeve të larta profesionale dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e mbrojtjes së afërt.

Trajnimi është karakterizuar nga kritere të larta përzgjedhjeje dhe kërkesa të shtuara profesionale

Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit zhvilluan dhe avancuan aftësitë e tyre në disa fusha kyçe, përfshirë:

Qitjen me armë, Teknikat e vetëmbrojtjes, Vozitjen emergjente, Taktikat e lëvizjes dhe formacionet, Përgatitjen fizike dhe psikologjike.

Krahas këtyre fushave, janë realizuar edhe aktivitete të tjera praktike, të përshtatura me natyrën e detyrave dhe përgjegjësive në kuadër të mbrojtjes së afërt, me qëllim të përgatitjes së pjesëmarrësve për përmbushjen efektive të kërkesave operacionale.

Përfundimi me sukses i këtij kursi përbën një kontribut të rëndësishëm në avancimin e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të Policisë Ushtarake të FSK-së.

Njëkohësisht, bashkëpunimi me Policinë Ushtarake Gjermane dëshmon rëndësinë e partneritetit ndërkombëtar në shkëmbimin e përvojave dhe ngritjen e standardeve të trajnimit.

Lajmet e Fundit

Gjilani ndan rrugët me trajnerin Debatik Curri

Sport Club Gjilani ka njoftuar për përfundimin e bashkëpunimit me kryetrajnerin Debatik Curri. Përmes një...

Kryetari Alban Hyseni thërret mbledhje urgjente pas dy ngjarjeve tragjike në Gjilan

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar se të hënën në mëngjes...

Mehaj: Jemi të përgatitur për paqe dhe luftë, kemi kapacitete mbrojtëse

Ish-ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka deklaruar se Kosova është e përgatitur...

Moti gjatë pesë ditëve të ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar mot të ndryshueshëm gjatë periudhës 12–16 tetor, me...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...