Policia sekuestron 13 armë për 16 ditë gjatë ahengjeve familje në rajonin e Prishtinës
Policia ka bërë të ditur se ka konfiskuar 13 armë zjarri që nga 1 gushti deri më sot gjatë ahengjeve familjare.
Sipas policisë, në lidhje me rastet janë arrestuar 12 persona, ku pesë prej të cilëve janë dërguar në mbajtje.
“Policia e Rajonit të Prishtinës, konform detyrimit ligjor që ka, obligohet që në rastet e tilla të filloj kërkimin për armët e përdorura në rast, të ndaloj kolonat e dasmorëve për t’i kontrolluar ato dhe personat e dyshuar dhe në situata të caktuara të ndërmarrë edhe bastisje në shtëpitë ku dyshohet për raste të tilla”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në njoftim, policia ka apeluar te të gjithë qytetarët që t’u shmangen veprimeve të tilla për arsye të sigurisë së tyre dhe të tjerëve