Policia rajonale e Prizrenit shqipton për një javë 2020 gjoba
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe stacionet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, gjatë periudhës kohore 05.08.2024-11.08.2024, në vazhdën e implementimit te planit operativ “Rrethi 2024”, kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon katër komuna në rajonin e Prizrenit.
Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar dymijë e njëzete (2020) gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.
Po ashtu në kuadër të këtij plani, realizimi i urdhëresave të Gjykatave Themelore, në periudhës kohore 05.08.2024 deri me 09.08.2024, ka realizuar 83 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale.
Drejtoria Rajonale e Policisë ne Prizren, ne vazhdimësi edhe në ditët në vijim do shtoi numrin e aktiviteteve policore në terren ne parandalimit e dukurive negative, për një ambient te qet dhe të sigurt për të gjithë qytetaret në rajonin e Prizrenit.