Policia kërkon ndihmë në kapjen e një gruaje për shpërdorim të pasurisë dhe keqpërdorim të kartelave bankare

Policia kërkon ndihmë në kapjen e një gruaje për shpërdorim të pasurisë dhe keqpërdorim të kartelave bankare

Policia e Kosovës, Qendra në Prishtinë është duke kërkuar ndihmë për kapjen e një gruaje që akuzohet për shpërdorim të pasurisë së huaj dhe keqpërdorim të kartelave bankare.

Në njoftimin e policisë thuhet se rasti në polici për të dyshuarën në fjalë është raportuar në nëntor të vitit 2023.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e  personit  që shihet në fotografi”.

“E dyshuara kërkohet për përfshirje në një rast, shpërdorimi i pasurisë së huaj dhe keqpërdorim i kartelave bankare , që është raportuar në polici në nëntor të vitit 2023”, thuhet në njoftim.