Policia jep detaje për rrahjen që ndodhi dje në Pejë

Policia jep detaje për rrahjen që ndodhi dje në Pejë

Dje rreth orёs 19:20, është njoftuar policia se në rrugën Jeton Dedushaj” nё Pejё, ka ndodhur njё rrahje.

Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe nё vendit ngjarjes, aty njё person ka qenё i therur me mjet tё mprehtë (thikё), viktima ёshtё dёrguar nё Spitalin Rajonal nё Pejё, pёr tretman mjekёsor e mё pas pёr shkak tё natyrёs sё lëndimeve nё QKUK-Prishtinё.

Tё dyshuarit janё larguar nga vendi i ngjarjёs nё drejtim tё panjohur.

Hetuesit e Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP Pejё, janё duke punuar intensivisht pёr kapjen e tё dyshuarve tё cilёt janё tё njohur pёr Policinё.

“Pasi qё kemi lёshuar “kёrkesёn pёr bashkёpunim” me qytetarёt, apelojmё tek tё gjithё qytetarёt tё cilёt kanё ndonjё informacion pёr pёrsonat e dyshuar ta njoftojnё Policinё”, ka njoftuar policia.