
Policia jep detaje për aksionin kundër fajdesë në Prizren
Dy persona janë arrestuar sot gjatë një aksioni kundër fajdesë, të zhvilluar nga Policia dhe Prokuroria e Prizrenit.
Rreth këtij rasti detaje ka dhënë edhe Policia e Prizrenit.
Zëdhënësi rajonal Shaqir Bytyqi, deklaroi për Klankosova.tv se të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.
“Të dyshuarit në këtë rast në vazhdimësi kanë ushtruar presion ndaj viktimës me qëllim të marrjes se interesit nga veprimtaria e fajdes duke e detyruar të njëjtin të veprojë në dëm të pasurisë se tij dhe si rezultat i veprimeve te kundërligjshme të dyshuarit i kanë shkaktuar dëme materiale viktimës”, deklaroi ai për Klankosova.tv
Bytyqi deklaroi se ata dyshohen për dy vepra penale ““Fajde” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
“Gjatë operacionit policor është kontrolluar shtëpia dhe objektet tjera përcjellëse të të dyshuarve, me ç ‘rast janë sekuestruar dëshmi, dy automjete dhe dy armë, që mund të kenë lidhje me rastin”, theksoi Bytyqi.