Policia gjen në Zveçan material që u shfrytëzua nga grupet terroriste serbe
Policia e Kosovës ka kryer bastisje në një objekt publik në Zveçan ku ka gjetur material që janë përdorur nga grupet terroriste serbe në kohën e barrikadave.
“Policia e Kosoves ka pranuar informacione se ne nje objekt publik ne komunën e Zveçanit, ka disa gjera materiale te cilat jane shfrytezuar nga grupet terroriste serbe ne kohen e barrikadave”, ka thënë Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë Rajonale në veri.
“Sot, gjatë kontrollave që ka bërë policia ka konstatuar se në katin e tretë të kësaj ndërtesë janë dhjetëra thasë të mbushur më rërë që kanë qenë si istikame për të sulmuar Policinë dhe në mbrojtje të barrikadës dhe kontrollimit të rrugës kryesore që të dërgon në Zveçan”.
“Ky objekt publik është shfrytëzuar nga pjesëtaret e organizatave terroriste si Mbrojtja Civile dhe Brigada e Veriut. Kjo është edhe një dëshmi se grupet kriminale kanë qenë të armatosur rend dhe kanë pasur plane që të sulmojnë Policinë e Kosovës në rast se ata do të tentonin t’i largonin barrikadat”.