Policia e Kosovës sërish konfiskon armë në veri
Policia e Kosovës bëri të ditur se ka konfiskuar sasi armësh gjatë një operacioni në veri të vendit.
Sipas policisë janë kontrolluar dy lokacione që ndërlidhen me dy persona për të cilët tha se janë “ish-pjestarë të Mbrojtjes Civile dhe pjesëtarë të grupit terrorist të Banjskës”.
Sipas Policisë, bëhet fjalë për një lokacion në veri të Mitrovicës, në afërsi të lagjes “Tre Rrokaqiejt” dhe ndërlidhet me personin në kërkim, Marjan Radojeviq.
Ndërkaq lokacioni tjetër, sipas policisë, është në rrugën “Qeta e Minatorëve” në veri të Mitrovicës dhe ka të bëj me personin në kërkim, Zharko Cvetkoviq.
Aktivitetet operative, tha policia, janë kryer në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe qytetarët.