Policia e Kosovës për herë të parë merr urim nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë
Drejtori i Programit Ndërkombëtar për Asistencë në Trajnime për Hetime Penale i Departamentit të Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gregory Ducot, në emër të Departamentit Amerikan të Drejtësisë (DOJ), i ka dërguar një letër urimi Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha, me rastin e diplomimit të gjeneratës së fundit të kadetëve të Policisë së Kosovës, për përkushtimin ndaj ekselencës, diversitetit dhe shërbimit për komunitetin.
Në letrën e tij, drejtori Ducot theksoi se është shumë krenar që ndjek Policinë e Kosovës, e cila vazhdimisht po përparon dhe po rritet, duke zbatuar vlerat më të larta demokratike, dhe praktikat më të mira të forcave të rendit.
Ndër të tjera, një falënderim iu drejtua Policisë së Kosovës, për nderimin e oficerëve të rënë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me bartjen e shiritit përkujtimor gjatë javës në shënim të Ditën Memoriale Oficeri i Paqes dhe Javën e Oficerit të Policisë, 12-18 maj 2024.
Drejtori Ducot tha se vlerëson partneritetin e vendosur dhe të palëkundur me Policinë e Kosovës.
Në përgjigje e tij, drejtori i përgjithshëm i PK-së, kolonel Gazmend Hoxha, theksoi se e ka pranuar me kënaqësi letrën zyrtare të Ducot, duke theksuar se partneriteti me SHBA-në do të jetë i padiskutueshëm dhe do të vazhdojë të rritet edhe më tej.
Letra e bashkëngjitur e urimit i është dorëzuar drejtorit të Përgjithshëm Hoxha nga Atasheja e DOJ-ICITAP në Kosovë, Kimberly Riffe.