HomeAktualePolicia e Kosovës organizon aktivitete të ndryshme për shënimin e 1 Qershorit...

Policia e Kosovës organizon aktivitete të ndryshme për shënimin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve

spot_img

Policia e Kosovës, në vazhdën e angazhimeve, në nivel vendi, edhe këtë vit ka organizuar aktivitete me rastin e shënimit të “1 Qershorit”, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.
Policia ka aranzhuar aktivitete dhe vizita në lokacione të ndryshme, me qëllim të realizimit të performancave operacionale me njësitet e saj, duke përfshirë edhe njësitet e specializuara.

Pjesë e këtyre aktivitete të organizuara nga Policia e Kosovës, përveç menaxhmentit të lartë të PK-së në krye me Drejtorin e Përgjithshëm të PK-së, kolonel Gazmend Hoxha, pjesëmarrës ishin edhe personalitet e larta në detyrë, Kryeministri i RKS-së z. Albin Kurti, ministri i Shëndetësisë z. Vitia etj.

Policia, si institucioni që jep siguri dhe mbrojtje në çdo kënd, edhe për fëmijët është mburojë e fortë dhe i bën të ndihen të mbrojur, të sigurt dhe krenar.

Në kuadër të aktiviteteve, për nder të kësaj dite ishte vizita në Spitalin Pediatrik pranë QKUK-së, me ç’rast u shpërndanë edhe disa dhurata simbolike për fëmijët.
Aktivitetet kanë vazhduar në të gjitha drejtoritë rajonale policore si dhe në Drejtorinë e Përgjithshme ku Shkolla e Muzikës prezantoi “Himnin e Policisë” dhe një pikë muzikore, më pas festën e hijeshuan me valle fëmijët nga qendra kulturore e disa të tjerë recituan poezi, të cilët në shenjë mirënjohjeje dhe falënderimi i dhuruan punime shkollore Policisë.

Për t’ju treguar se vërtetë Policia është ‘mburojë’, nga Njësitë Speciale u bë demonstrimi – lëshimi me litar nga ndërtesa, si dhe operimi me dron policor. Para fëmijëve dolën njësiti i motoristëve dhe veturave të cilët i dhanë një pamje mahnitëse festës. Sot, ambienteve të Policisë, fëmijët iu dhanë shumë ngjyra, fëmijët të veshur me uniforma policore, grupet e valltarëve, recituesve etj., të cilët e zbukuruan këtë festë.

Aktivitetet vazhduan në veri të vendit, pjesë e së cilës ishin kryeministri i Republikës së Kosovës, ministri i MPB-së, drejtori i Policisë dhe stafi i lartë menaxhues, të cilët vizituan Drejtorinë e Mbrojtjes Ajrore në Kampin “Enver Zymeri”, ku përcollën nga afër demonstrimin e shkathtësive profesionale të operimit me drone dhe pajisje tjera përcjellëse.

Pas të gjitha shfaqjeve kreative dhe interesante, duke i parë fytyrat e gëzuara të fëmijëve, që shumë prej tyre përbrenda mbanin edhe dëshirën e madhe që në të ardhmen të jenë pjesë e uniformës së kaltër, aktiviteti u përmbyll me bashkëbisedim me fëmijët, ku njëkohësisht iu shpërndanë pije freskuese dhe dhurata simbolike.

Policia mbron atë që fëmijët do ta ndërtojnë nesër!

Policia ua uron 1 QERSHORIN të gjithë fëmijëve, duke i siguruar që e ardhmja e tyre do të jetë e mbrojtur sigurt.

Policia e Kosovës është gjithnjë e gatshme t’i mbështesë dhe t’i sigurojë aktivitetet e tilla, duke shprehur falënderim dhe respekt për të gjithë pjesëmarrësit.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...