Policia e Kosovës organizoi aksion vullnetar për dhurimin e gjakut

Policia e Kosovës organizoi aksion vullnetar për dhurimin e gjakut

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, ka organizuar aksion vullnetar për dhurimin e gjakut, me pjesëmarrjen e kadetëve të Policisë së Kosovës .

Ky aktivitet humanitar u zhvillua dje  në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, ku kanë dhuruar gjak 167 kadetë policorë nga 280 kadetë policorë sa numëron gjenerata e 62-të.

“Qëllimi i këtij aksioni është të kontribuojmë në shpëtimin e jetëve përmes dhurimit vullnetar të gjakut dhe të promovojmë vlerat humane dhe solidaritetin shoqëror që përfaqësojnë pjesëtarët tanë.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në shërbim të qytetarëve, jo vetëm për sigurinë publike, por edhe për përkrahjen e kauzave humane dhe shëndetësore”, thuhet në njoftimin e policisë në Facebook.