HomeAktualePolicia e Kosovës fuqizon kapacitetet për analizën dhe vlerësimin e rreziqeve të...

Policia e Kosovës fuqizon kapacitetet për analizën dhe vlerësimin e rreziqeve të sigurisë kufitare

spot_img

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me UNDP-në në Kosovë, ka organizuar trajnimin e specializuar për zbatimin e Modelit të Përbashkët të Integruar të Analizës së Rrezikut (CIRAM 2.1), me pjesëmarrjen e zyrtarëve të Policisë Kufitare dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB).

Përmes këtij trajnimi, pjesëmarrësit avancojnë njohuritë dhe aftësitë profesionale për identifikimin, analizimin dhe vlerësimin e rreziqeve të sigurisë, duke mundësuar planifikim më të mirë operacional, vendimmarrje të mbështetur në informacione dhe analiza të inteligjencës, si dhe zbatim më efikas të masave për kontrollin dhe sigurinë kufitare. Përdorimi i modelit CIRAM 2.1 kontribuon gjithashtu në forcimin e kapaciteteve institucionale për parandalimin dhe luftimin e krimit ndërkufitar.

Policia e Kosovës është e përkushtuar në identifikimin, parandalimin dhe luftimin e trafikimit të paligjshëm të armëve të zjarrit, municionit dhe eksplozivëve, përmes avancimit të kapaciteteve profesionale, zbatimit të metodave bashkëkohore të analizës së rrezikut dhe fuqizimit të bashkëpunimit ndërinstitucional. Këto përpjekje synojnë rritjen e efektivitetit në parandalimin e veprimtarive kriminale, forcimin e sigurisë në bashkësi dhe garantimin e një mjedisi më të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Lajmet e Fundit

Vendoset gurthemeli i fushës së tretë sportive multifunksionale në Bare

Në fshatin Bare është vendosur gurthemeli i fushës së tretë sportive multifunksionale, duke përmbyllur...

Për çështje familjare, Jakup Krasniqi vjen në Kosovë

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe njëri nga ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Kosova si fuqi globale e xhudos!

Në kuadër të International Strategy Forum Kosova 2026, u zhvillua paneli “Kosova as a...

Albert Krasniqi për Gjykatën Speciale: Është pikërisht ajo që tha Thaçi, politikë

Albert Krasniqi nga “Demokracia Plus”, ka kritikuar Gjykatën Speciale, duke thënë se është organizatë...

Më të lexuarat

Kosova dhe ripërballja me krizën energjetike

Shkruan: Ethem Çeku Ripërsëritja e krizave energjetike në Kosovë pasqyron dobësi strukturore dhe gabime të...

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...