HomeAktualePolicia e Kosovës certifikon 21 operatorë të rinjë të Drejtorisë së Njësive...

Policia e Kosovës certifikon 21 operatorë të rinjë të Drejtorisë së Njësive për Ndërhyrje të Shpejtë

spot_img

Me datën 4 shtator 2026 në ambientet e Qendrës së Njësive Speciale “Enver Zymeri”, Policia e Kosovës mbajti ceremoninë e çertifikimit të 21 operatorëve të rinj të Drejtorisë së Njësive për Ndërhyrje të Shpejtë nga Policia e Kosovës. Këta operatorë kanë përfunduar me sukses të gjitha fazat e përzgjedhjes dhe përgatitjes, duke përfshirë edhe trajnimin bazik tetëjavor, gjatë të cilit pjesëmarrësit i janë nënshtruar një programi intensiv teorik dhe praktik, me fokus në përgatitjen profesionale, fizike dhe taktike, si dhe në zhvillimin e shkathtësive të nevojshme për reagim të shpejtë dhe veprim efektiv në situata të ndryshme operative.

Me këtë rast gjatë ceremonisë së mbajtur, çertifikatat për pjestarët e rinjë u shpërndanë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha, i cili ndër të tjera përgëzoi operatorët për suksesin e arritur, duke vlerësuar lartë përkushtimin dhe angazhimin e tyre gjatë gjithë procesit, si dhe duke theksuar rëndësinë e disiplinës, profesionalizmit dhe përgjegjësisë në përmbushjen e detyrave policore.

Lajmet e Fundit

OKB-ja miratoi hartën e re të botës

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar për miratimin e një harte...

Kusari-Lila beson se do të ketë vazhdimësi të suksesshme të konstituimit të Kuvendit

Deputetja e GP të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, thotë se beson se vazhdimi i seancës...

Erblin Osmani zgjedh Kosovën, talenti i Bayern Munichut do të luajë për Dardanët

Erblin Osmani do të luajë për Kosovën. Lajmin e madh e ka konfirmuar sot...

Dehari thërret seancën e Kuvendit më 9 shtator

Kryesuesi i Seancës Konstitutive të Kuvendit, Avni Dehari, ka njoftuar se vazhdimi i seancës...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...