HomeAktualePolicia e Kosovës arreston dy të dyshuar për veprën penale ‘Fajdeja

Policia e Kosovës arreston dy të dyshuar për veprën penale ‘Fajdeja

spot_img

Njësia Rajonale e Hetimeve në Gjakovë, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda si dhe me njësitë tjera të Policisë së Kosovës, përmes rrugëve operative ka pranuar informacione që lidhen me zhvillimin e veprës penale “Fajdeja”.

Hetuesit policorë kanë zbatuar masa të veçanta hetimore dhe kanë arritur që dy të dyshuarit të kapen në flagrancë gjatë marrjes së pagesave të kamatës nga viktima, me ç’rast janë arrestuar.

Në bazë të urdhëresës së Gjykatës është realizuar kontroll në shtëpitë dhe objektet përcjellëse, ku janë gjetur edhe disa fishekë.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kompetent, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tyre janë iniciuar raste për veprat penale “Fajdeja”, “Detyrim” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e krimit të organizuar dhe veprave penale që cenojnë sigurinë dhe rendin publik.

Lajmet e Fundit

Trump paralajmëron: Kemi një njoftim të madh për naftën

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha të premten se do të ketë “lajme të...

Dy të vrarë dhe një i plagosur në Gjilan, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Një burrë dyshohet se i ka vrarë dy persona dhe e ka plagosur një...

Agim Ademi pret Shqiptar Gubetinin, vlerëson kontributin e mërgatës në futbollin shqiptar

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka pritur në takim...

FFK fillon ndarjen e çmimit “Futbollistja e Muajit” në Siguria Superligë, Alba Shabani shpallet më e mira e shtatorit

Federata e Futbollit e Kosovës ka nisur një iniciativë të re me synim promovimin,...

Më të lexuarat

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...

Dhomat e Specializuara vs. Pavarësisë së Kosovës

Valon Murati Se qasja e Dhomave të Specializuara ka qenë së paku thënë e çuditshme...

ZGJIMI I DHIMBSHËM…

Pandeli Majko  Vendimi i datës 16 shtator në gjykatën e Hagës ka tejkaluar kufijtë e...