Policia bastisje në veri, gjen granata dore e municion – arrestohet një person

Policia bastisje në veri, gjen granata dore e municion – arrestohet një person

Sot, Policia e Kosovës kanë kryer kontrolle në Mitrovicë të Veriut, ku janë gjetur dhe sekuestruar granata dore, municion, celularë, fishekë e mjete të tjera të dyshuara.

Në lidhje me rastin është arrestuar personi i dyshuar (M.B) i lindur më 1988. I njëjti  është shoqëruar në stacioni policor ku në prezencën avokatit mbrojtës është mbrojtur në heshtje.

Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit me aktvendim, ku ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.