
“Poker” Barça, katalanasit rihyjnë në garën për titull, vetëm 2 pikë larg kreut
Barcelona fiton thellë 1-4 në Roman Sanchez Pizhuan ndaj Sevillas dhe tashmë është vetëm një hap larg kryesuesëve të La Ligas dyshes Real Madrid e Atletico Madrid. Katalanasit përftojnë në maksimum nga barazimi i së shtunës në derbin madrilen, duke triumfuar ndaj vendasve të Sevillas e duke u rihyrë fuqishëm tashmë në garë për titull këtë sezon.
Të dyja skuadrat e nisën vrullshëm përplasjen mes tyre në fushë, teksa realizuan dy gola brenda 60 sekondash lojë. Fillimisht ishte Lewandovski për katalanasit që pas pasimit me kokë të Martinez do të zgjatej për të devijuar topin saktë drejt portës, por reagimi i Sevillas do të ishte i menjëhershëm teksa falë një kundërsulmi të shpejtë Vargas do të rivendoste barazpeshën. Pjesa e parë do të mbyllej në barazim 1-1, ndërsa fraksioni i dytë do të fliste e gjitha për skuadrën e Hansi Flick. Lopez rrealizoi që në minutën e parë të pjesës së dytë, pas një vertikalizimi pefekt të Gavit. Barça do të realizonte të tretin vetëm 9 minuta më pas me anë të Raphinas, falë një goditje të bukur në hyrje të zonës.
Lopez do të linte kuqeblutë me 10 futbollistë pas daljes nga loja me karton të kuq. Pavarësisht inferioritetit numerik, vendasit ishin të pafuqishëm të rihapnin garën, ndërsa Barça i ndëshkoi edhe me golin e 4 me anë të Garcia në minutën e 89. -2 nga kryesuesit e Real Madrid dhe -1 nga Atletico Madrid, tashmë Barcelona ndodhet shumë pranë kreut me La Ligan që projektohet të ketë një luftë mes 3 skaudrave për titullin kampion, raporton BallkanWeb.
“A due” shkruan Mundo Deportivo, duke nënvizuar faktin se Barça tashmë ndodhet vetëm 2 pikë larg kreut, ndërsa edhe Sport është në të njëjtën linjë teksa hapet me titullin “Një goditje për La Ligën”.