Podujeva, së shpejti më fushë të re të basketbollit

Podujeva, së shpejti më fushë të re të basketbollit

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka njoftuar se kjo komunë së shpejti do të bëhet më fushë të re të basketbollit.

Kështu u shpreh Bulliqi përmes një postimi në Facebook.

“Po vazhdojnë punimet për ndërtimin e fushës sportive të basketbollit prapa postës së qytetit, ku është krijuar një hapësirë e mrekullueshme për gjithë komunitetin sportiv. Projekti është në përfundim e sipër, ku brenda pak ditëve do të vendoset koshi dhe rrethojat e fushës sportive”, shkroi Bulliqi.