Podujeva do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë për dy ditë

Podujeva do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë për dy ditë

Për shkak të disa punimeve teknike, sot dhe nesër do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në qytetin e Podujevës.

Kjo është bërë e ditur një ditë më parë nga Kompaniia Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”.

“Ju njoftojmë se në qytetin e Podujevës do të ketë punime teknike në gypin fi 450mm punime këto që do e rrisin kapacitetin e furnizimit të qytetit me ujë”.

“Me këtë rast më datë 19 dhe 20 qershor do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë nga ora 12:00-18:00″, thuhet në postimin e kësaj kompanie në Facebook.