Po zgjerohet hulumtimi dhe gërmimet në lokalitetin arkeologjik Ulpiana
“Po zgjerohet hulumtimi dhe gërmimet në lokalitetin arkeologjik Ulpiana, aty ku vitin e kaluar u zbulua mbishkrimi, dedikim nga Perandori Justinian për Dardaninë, vendin e tij të origjinës”, ka njoftuar ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.
Ai ka shkruar në Facebook se bashkë me kryeministrin Albin Kurti panë nga afër rezultatet e ekspeditës së këtij viti, takuan arkeologët që po vazhdojnë punën për zbulime të reja në këtë hapësirë.
“Kjo është bërë më e lehtë tashmë që është marrë vendimi përfundimtar për shpronësim të pronave përreth dhe ato janë në pronësi të shtetit të Kosovës”, ka shkruar Çeku.