Po vazhdon përkrahja e bujqve në Rahovec me inpute bujqësore
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, është duke i përkrahur drejtpërdrejt bujqit, ku në fazën e dytë, po vazhdon shpërndarja e plehut artificial për 581 bujq përfitues, sipas kritereve të përcaktuara nga DBPZhR-ja.
“Me këtë mbështetje, synojmë rritjen e qëndrueshmërisë së prodhimit bujqësor e që është lehtësi për bujqit”, ka shkruar Latifi në Facebook.