Po vazhdon Kampionati Botëror në Skitarinë Alpine “Saalbach 2025”

Po vazhdon Kampionati Botëror në Skitarinë Alpine “Saalbach 2025”

Po vazhdon Kampionati Botëror në Skitarinë Alpine “Saalbach 2025”, që po mbahet në Austri, ku sot janë zhvilluar garat në disiplinën e sllallomit.

Për ekipin tonë të vajzave, gara e sotme kryesore e sllallomit ishte e fundit. Për shkak edhe të kushteve të vështira, shumica e garueseve nuk arritën të mbyllin garën, mes tyre edhe skitaret tona: Lirika Deva, Kiana Kryeziu e Arba Pupovci.

Ndërkohë, tek meshkujt, u zhvillua gara kualifikuese. Klos Vokshi pati paraqitjen të mirë, duke përfunduar në vendin e 56-të.

Arbi Pupovci u rendit i 73-ti, ndërsa Drin Kokaj ishte i pafat, duke dalë nga shtegu në lëshimin e parë. Në total morën pjesë 138 garues, shumica e të cilëve nuk arritën të përfundojnë njërin nga dy lëshimet.

Pavarësisht që Kokaj nuk përfundoi garën, falë pikëve më të mira në FIS për këtë disiplinë, ai u kualifikua për garën kryesore të sllallomit, që zhvillohet nesër.