
Po vazhdojnë punimet në pishinën gjysmë-olimpike në Deçan
Ministria e Kulturës dhe Sportit ka njoftuar se po vazhdojnë punimet në pishinën gjysmë-olimpike në Deçan.
“Me investim mbi 2 milionë euro, ky projekt po realizohet me ritëm të shpejtë dhe synon krijimin e kushteve moderne për stërvitje, gara dhe zhvillimin e sportistëve dhe të rinjve”.
“Investimet në infrastrukturën sportive mbeten prioritet i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në funksion të fuqizimit të sportit dhe promovimit të një jete aktive në të gjithë vendin”, ka njoftuar MKRS.
