Po shkonte në Francë për t’u martuar, e reja shpërthen në lot pak para nisjes
Tashmë pas liberalizimit të vizave po vërehët një fluks i qytetrëve që po udhëtojnë si ndërmjet aeroportit, por edhe në transportin me autobus.
Ekipi i lajmi.net ka qëndruar në aeroportin “Adem Jashari”, ku qytetarë të shumtë po shkojnë për vizita atje, po edhe nga ata për qëndrim afatgjatë.
E tillë ishte edhe një e re, e cila për kamerën e lajmi.net tregoi e emocionuar se po shkon te bashkëshorti.
“Për herë të parë po shkoj, në Francë, me u martu”, tha ajo mes lotësh.