“Po intervistojmë një dëshmitar për zjarrvënien në veri, do të shohim nëse e shdërrojmë në të dyshimtë”

“Po intervistojmë një dëshmitar për zjarrvënien në veri, do të shohim nëse e shdërrojmë në të dyshimtë”

Zëvendësdrejtori i policisë në rajonin e veriut, Veton Elshani ka thënë se një person është duke u intervistuar si i dyshimtë pas zjarrvënies së një shtëpie në Mitrovicën e Veriut.

Megjithatë, ai për “A2CNN” raportohet se ka thënë që pas intervistës, do të shihet nëse i njëjti “do të shndërrohet në të dyshimtë”.

“Jemi duke e intervistuar një person si dëshmitar. Pas intervistës e shohim a mbetet dëshmitar apo e shndërrojmë në të dyshimtë”, ka thënë ai.

Ndryshe, të martën ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka njoftuar se një shtëpie të ndërtuar nga Qeveria në veri, i është vënë zjarri.

“Rreth orës 00:30 gjatë mesnatës një patrullë policore ka identifikuar tym në një nga shtëpitë e ndërtuara nga Qeveria në Kodrën e Minatorëve. Zjarri është fikur dhe dëmet janë sanuar. Fatmirësisht, nuk ka asnjë person të lënduar veç dëmeve materiale. Kjo nuk është hera e parë që ka sulme të tilla, mirëpo kjo nuk është as hera e fundit që do të ndërtohen shtëpi të reja”, ka thënë ai.