Po futemi në vitin 2025 me të fortë, me objektiv të ri prej 500 mijë votave

Po futemi në vitin 2025 me të fortë, me objektiv të ri prej 500 mijë votave

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se viti 2024 ka qenë vit i shumë sukseseve e të arriturave, por natyrisht edhe i sfidave.

“E ky vit ishte edhe viti i katërt i mandatit tonë të plotë. Sonte u mblodhëm në Prishtinë me të rejat e të rinjtë që këto zgjedhje votojnë për herë të parë, me miqtë e Lëvizjes sonë dhe natyrisht edhe mërgatën shembullore. Po futemi në vitin 2025 me të fortë, me më shumë energji e me objektiv të ri prej 500 mijë votave për synimet tona të përbashkëta”.

“Takimi i sotëm ishte fantastik dhe kaluam aq këndshëm e shumë bukur. Ju falënderoj përzemërsisht dhe shihemi në takimet e tubimet e radhës”, ka shkruar Kurti në Facebook.