Po e përjetojmë kohën kur kryeministri heziton të përgjigjet për marrëdhëniet e tij me SHBA-në
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se po e përjetojmë kohën kur kryeministri i Kosovës heziton të përgjigjet në pyetjet për marrëdhëniet e tij me SHBA-në.
“Historikisht, qëndrimi i çdo zyrtari të Kosovës në këtë aspekt ka qenë i qartë dhe është folur me krenari për miqësinë e përhershme të Kosovës me SHBA-në. Çdo zyrtar i Kosovës që ka hezitime të tilla nuk i shërben interesave strategjike të Kosovës”, ka shkruar Hoti në Facebook.