“Po dobësohet potenciali opozitar dhe po forcohet pushteti autoritar”
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka folur rreth zhvillimeve të fundit politike.
“Është tragjike për mua çfarë po ndodh sepse po dobësohet potenciali opozitar dhe po forcohet pushteti autoritar”, u shpreh Molliqaj.
Molliqaj ka komentuar edhe ftesën e Kurtit për darkë, ku shkoi vetëm Memli Krasniqi i PDK-së.
“Kurti është dhunuesi i PDK-së”, u shpreh Kurti.
“Jo pse dhunuesi e thirrë viktimën. Problemi është që viktima në mënyrë të vullnetshme shkon te dhunuesi”, e ka komentuar Molliqaj darkën Kurti-Krasniqi.
Molliqaj, e ka krahasuar veten kur ka qenë pjesë e VV-së me opozitën aktuale.
“Unë kam vrapuar pas Kurtit ama unë i kam besuar 100 për qind. Edhe e kam dashtë Kurtin edhe i kam besuar. E këta, as nuk i besojnë as nuk e duan edhe vrapojnë pas tij, janë gati me çu krejt partinë pas tij”, u shpreh Molliqaji ftuar në emisionin DPT te Fidani në ATV
Molliqaj, tha se “Kurti po i shfrytëzon opozitarët”.