“Pleqtë e Evropianit”
Kampionati Evropian do të nisë në këtë javë dhe është koha ideale për t’i bërë llogaritë dhe për të nxjerrë statistika interesante.
Këtë radhë do t’i zbulojmë futbollistët më të vjetër që do të luajnë në Euro 2024.
Vendi i parë i takon veteranit të Portugalisë, Pepe, i cili në ndeshjen e parë të portugezëve do t’i ketë 41 vjet, 3 muaj e 23 ditë.
Vendi i dytë është rezervuar për bashkëkombësin e tij, Cristiano Ronaldo.
Legjenda portugeze do të jetë 39 vjeç e 4 muaj e 13 ditë kur Portugalia do të nisë kampanjën në Euro 2024.
Kurse, podiumin e mbyll Luka Modric, i cilido të jetë 38 vjeç, 9 muaj e 6 ditë kur ta nisë Evropianin me Kroacinë.
Në listën e veteranëve do të jenë edhe portieri gjerman, Manuel Neuer (38 vjeç), sulmuesi francez Olivier Giroud (37), sulmuesi polak Robert Lewwandowski (35) etj,.
Ndërkohë, Lamine Yamal do ta ndryshojë historinë duke u bërë lojtari më i ri që do të luajë në një Kampionat Evropian.
Ylli i ri i Barcelonës do të luajë në Euro 2024 si 16 vjeçar, ndërsa do t’i mbushë 17 më 13 korrik, një ditë para finales së Evropianit.