HomeAktualePlani i ri Strategjik i Universitetit të Prishtinës 2026-2030 drejt përfundimit

Plani i ri Strategjik i Universitetit të Prishtinës 2026-2030 drejt përfundimit

spot_img

Në ambientet e rektoratit u mbajt takimi i grupit punues për zhvillimin e Planit Strategjik të Universitetit të Prishtinës 2026-2030.

Ky plan, njëri nga instrumentet më të rëndësishme të funksionimit të UP-së përballë sfidave të zhvillimeve të hovshme teknologjike dhe epokës së inteligjencës artificiale, synon një universitet inovativ, bashkëkohor dhe të integruar në grupin e universiteteve më të zhvilluara.

Ai, në mesin e objektivave të përcaktuara qartë, e ka në qendër studentin dhe performancën institucionale.

Takimi i sotëm i grupit punues ishte i njëmbëdhjeti me radhë, ndërsa për përpilimin e Planit të ri Strategjik të UP-së, janë përfshirë të gjithë akterët relavantë si: anëtarët e Këshillit Drejtues, prorektorët, dekanët, studentët, personeli akademik dhe ai i administratës.

Ky plan pritet të miratohet nga Këshilli Drejtues në qershor të vitit 2026. Grupi punues i kryesuar nga prof. Mimoza Ibrani, anëtare e Këshillit Drejtues, ka pasur takime të rregullta konsultative duke filluar me vlerësimin e zbatimit të Planit Strategjik 2023-2025, marrjen e inputeve nga të gjithë akterët relevantë, përfshirjen aktive të studentëve, e deri në takimin final të prezantimit të objektivave, aktiviteteve dhe indikatorëve kyç të performancës.

Plani Strategjik i UP-së do të përcillet me Planin e Veprimit, i cili do të jetë i bazuar në prioritetet strategjike.

Puna e grupit punues që zhvilloi Planin Strategjik të UP-së 2026-2030, u mbështet nga Programi ShER, Arsimi i Lartë dhe Kërkimi i Qëndrueshëm në Kosovë.

 

Lajmet e Fundit

Dehari thërret seancën e Kuvendit më 9 shtator

Kryesuesi i Seancës Konstitutive të Kuvendit, Avni Dehari, ka njoftuar se vazhdimi i seancës...

FC Malisheva zyrtarizon transferimin e Rimal Haxhiut

FC Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e Rimal Haxhiut, i cili është bërë pjesë e...

Gjini: Suksesi në “Taranto 2026”, motivim i madh para Lojërave Mesdhetare 2030 që mbahen në Kosovë

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka përgëzuar sportistët kosovarë për suksesin e arritur në...

Prokuroria dorëzon aktakuzë për 35 persona për vrasjen e civilëve në lagjen e Jasharëve në Prekaz

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzë në mungesë...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...