HomeAktualePlanet e KQZ-së: Rezultatet përfundimtare më 26 qershor, certifikimi i tyre më...

Planet e KQZ-së: Rezultatet përfundimtare më 26 qershor, certifikimi i tyre më 6 korrik

spot_img

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) planifikon që rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës t’i shpallë më 26 qershor, ndërkaq certifikimin e tyre ta bëjë deri më 6 korrik.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një konferencë të mbajtur pasditen e 8 qershorit, tha se këto dy data janë vetëm planifikime nga ana e institucionit, pasi shpallja e rezultateve dhe certifikimi i tyre, ndër tjera, varet edhe nga ankesat që mund të ushtrojnë palët për procesin, raporton Rel.

“Krejt kjo varet nga ecuria e aktiviteteve, dinamika e aktiviteteve që zhvillohen në këto qendra [Qendrat komunale të Numërimit]. Gjithashtu, mes shpalljes së rezultateve përfundimtare dhe certifikimit ka një proces ankimor, i cili duhet të zhvillohet në institucione të ndryshme siç është PZAP-ja [Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtres] dhe Gjykata Supreme”, tha ai.

Elezi njoftoi se, nga 38 komunat, numërimi i votave të kandidatëve për deputetë paraditen e së hënës ka nisur në 15 sosh: Leposaviq, Novobërdë, Obiliq, Shtime, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Junik, Mamushë, Hani i Elezit, Graçanicë, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.

“Ndërkaq, pasdite aktivitetet do të fillojnë në Qendrat Komunale të 23 komunave të tjera”, shtoi ai.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, numërimi i votave të kandidatëve për deputetë pritet të përmbyllet brenda disa ditësh.

Deri më tani, numërimi i votave të rregullta është përmbyllur – pasi ai bëhet në klasa menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve – brenda disa orësh pas përfundimit të votimit. Tani, KQZ-ja bën verifikimin e votave për partitë, paralelisht me numrin e votave për kandidatët.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...