Plagosja në Viti ndodhi për shkak të pronës, policia jep detaje
Dy persona janë plagosur gjatë së enjtes në Viti.
Lidhur me rastin, policia ka dhënë detaje në raportin 24 orësh ku bëhet e ditur se të dyshuarit kishin pasur mosmarrëveshje rreth kontestit pronësor.
“Raportohet se pas një mosmarrëveshje rreth kontestit pronësor, dy meshkuj kosovarë janë plagosur nga arma e zjarrit. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar. Nga të dyshuarit janë konfiskuar një AK 47, 4 fishekë dhe 14 gëzhoja të kalibrit 7.62mm, një pistoletë e llojit Sig 14, 3 fishekë të kalibrit 9mm, një pushkë gjuetie, një pistoletë Sig auer, 28 fishekë të kalibrit 9×19 mm”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit të tre personat e përfshirë janë cilësuar si të dyshuar dhe janë dërguar në mbajtje.