Plagoset një person në Prishtinë

Plagoset një person në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 19:30 është informuar se me armë zjarri është plagosur një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Prishtinës, nuk ka dhënë më shumë detaje për vendin e ngjarjes apo nëse është arrestuar dikush.

Zyrtarja e Policisë tha se aktualisht hetuesit policorë të stacionit Veriu në Prishtinë, në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast i cili është cilësuar si “vrasje në tentativë”.