Petrit Kryeziu caktohet ushtrues detyre i Kryeprokurorit në Prizren

Petrit Kryeziu caktohet ushtrues detyre i Kryeprokurorit në Prizren

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), të martën në takimin e 252-të, ka miratuar dorëheqjen e Admir Shalës nga pozita e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prizrenit.

Pas miratimit të dorëheqjes nga pozita e kryeprokurorit, Shala është kthyer në pozitën e prokurorit në Prokurorin Speciale të Kosovës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndërkaq, për pozitën e kryeprokurorit të Prizrenit, KPK ka caktuar për ushtrues detyre prokurorin, Petrit Kryeziun.

Kryeziu u caktua në këtë pozitë me propozim të ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, i cili tha se për bazë ka marrë performancen e lartë që ai ka treguar si prokuror deri me tash.