Petrit Halilaj rrëfen për Kosovën edhe në qendrën e botës

Petrit Halilaj rrëfen për Kosovën edhe në qendrën e botës

Artisti kosovar me famë ndërkombëtare, Petrit Halilaj, e ka hapur ekspozitën e tij “ABETARE” në muzeun e Nju Jorkut, The Metropolitan Museum of Art.

Frymëzimi për ekspozitë vjen nga vizatimet e nxënësve në bankat shkollore gjatë kohës sa Halilaj ishte vetë nxënës në Runik, por ka dalë edhe përtej kufijve të Kosovës.

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka qenë i pranishëm në këtë ekspozitë të cilën e ka quajtur arritje të madhe në fushën e diplomacisë publike.

“Petriti u bë shqiptari i parë nga Kosova që prezanton veprën e tij në The MET, duke hapur rrugën e promovimit e prezantimit të artit e Kosovës para publikut e artdashësve amerikan e më gjerë”, ka shkruar Çeku në Facebook.