Peskov: Nuk ka dialog mes Kremlinit dhe administratës së Bidenit

Peskov: Nuk ka dialog mes Kremlinit dhe administratës së Bidenit

Për momentin nuk ka dialog mes Kremlinit dhe administratës së presidentit amerikan Joe Biden, tha këtë të premte zëdhënësi Dmitry Peskov.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari nëse ekziston ende komunikimi me administratën amerikane përmes ndonjë prej kanaleve të krijuara më parë, Peskov vuri në dukje se ai është një ‘komunikim i situatës, i cili vështirë se mund të quhet dialog’.

Sakaq, ai përmendi se ka vetëm kanale “relevante” për komunikim, por nuk dha më shumë detaje.