“Pesë policë po mbahen peng nga një shtet shovinist, i bëjmë thirrje aleatëve që ta ngrisin zërin”
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës, ku është shprehur se në këtë momente pesë policë po mbahen peng nga Serbia.
Ajo u ka bërë thirrje aleatëve që siç u shpreh ajo, ta ngrisin zërin dhe t’i ndalin këto veprime që Osmani i quajti shoviniste.
“Në këto momente pesë policë të Republikës sonë po mbahen peng nga një shtet shovinist, nga Serbia. Prandaj u bëjmë thirrje të gjithë aleatëve tanë që ta ngrisin zërin dhe t’i rrisin përpjekjet që të ndalin mizoritë dhe veprimet e tilla shoviniste kundër qytetarëve dhe policëve tonë”.
“Por, jam e bindur se betimi i sotëm dhe gjithë këta kadetë dhe ky grup multietnik është përgjigja më e fuqishme kundër përpjekjeve të tilla. Në duart e juaja të dashur kadetë qëndron e ardhmja e qytetarëve tanë, ndaj u takon që ta formësoni atë me guxim, përkushtim e vendosshmëri të palëkundur”, është shprehur Osmani.