Pesë ndeshje interesante luhen sot në Superligë, Ballkani dhe Llapi vazhdojnë betejën
Pesë ndeshje do të zhvillohen të enjten në kuadër të xhiros së 34-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Takimi më interesant pritet të jetë në Gjilan, pasi kjo e fundit i bën konak skuadrës së Llapit.
Llapi është duke synuar titullin e kampionit për herë të parë në histori të klubit, teksa Gjilani kërkon largimin nga barazhi.
Ndërkohë, Malisheva që është duke kaluar në formë të mirë e pret Ballkanin që është në pozitën e parë.
Teksa Drita që nuk ka rezultate të mira në sfidat e fundit i shkon Prishtinës.
Fushë Kosova e cila ka rënë nga Superliga do ta pret skuadrën e Dukagjinit, teksa Feronikeli 74 do të ballafaqohet me Lirinë.
Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen duke filluar nga ora 15:00.